Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ymeri pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut: Milionat mbi varreza të punëtorëve

Gazeta10
20 August 2026 - 19:54

Pas vdekjes së një punëtori tjetër të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri ka reaguar duke ngritur shqetësime për gjendjen e sigurisë në këtë ndërmarrje.

Ymeri ka publikuar një reagim ku thotë se masat e sigurisë, sipas saj, respektohen kryesisht në momentet kur në KEK zhvillohen auditime apo inspektime nga jashtë.

“Amo gjithkun siguria osht zero. Veç kur vin prej jasht ndonjë auditim apo inspektor dalin: ‘Vishni shlemat!’ – bërtasin”, ka shkruar ajo.

Duke iu referuar rezultateve financiare të KEK-ut, përfshirë eksportet e energjisë dhe mjetet e raportuara të ruajtura në banka, Ymeri ka ngritur pyetjen se kush po përfiton nga këto miliona.

“Milionat për kënd? Milionat, mbi varreza të punëtorëve”, ka shkruar Ymeri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.