
Sot orës 17:20, Njësia e Trafikut Rajonal, gjatë patrullimit në Shtime, ka ndaluar një automjet të markës Opel Combo, me ngjyrë të bardhë dhe targa vendore.
“Pas verifikimit, është konstatuar se shoferi i veturës, A.D. 49 vjeç, kishte urdhërarrest aktiv, për veprën penale “Mashtrimi” i cili është shoqëruar në stacionin policor në Shtime”, njofton policia.
“Pas kompletimit të dokumentacionit dhe procedurave policore është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 viti e 215 ditësh burgim”, thuhet në njoftim.