Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagoset nga një plumb qorr në Lipjan, dërgohet një grua në QKUK

Gazeta10
21 August 2026 - 10:16

Një grua është qëlluar në trup nga një plumb qorr.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:00, në Lipjan.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Lipjan / 20.08.2026 – 21:00. Raportohet se viktima femër kosovare është qëlluar në trup nga një plumb qorr. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.