Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” koordinojnë monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm

Gazeta10
21 August 2026 - 13:45

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prishtinë dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë zhvilluar një takim të përbashkët për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.

Gjatë takimit është diskutuar gjendja aktuale e cilësisë së ujit, aktivitetet e monitorimit, rezultatet e punës së deritanishme, si dhe projektet dhe raportet që janë përfunduar apo janë në proces.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, ka theksuar angazhimin e kompanisë për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me ujë për qytetarët e rajonit të Prishtinës, me synim furnizimin 24 orë në ditë.

Ai ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e garantimit të ujit të sigurt dhe cilësor për konsum.

Ndërkaq, drejtoresha Ekzekutive e IKSHPK-së, Dr. Ardita Baraku, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e monitorimit të rregullt të cilësisë së ujit, përcjelljen dhe vlerësimin e rezultateve të analizave.

Sipas IKSHPK-së, bashkëpunimi me KRU “Prishtina” synon të mundësojë reagim të shpejtë ndaj çdo situate që mund të ndikojë në sigurinë e ujit të pijshëm.

Të dy institucionet pritet të vazhdojnë shkëmbimin e rregullt të informacionit dhe koordinimin e aktiviteteve, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe sigurimit të ujit të sigurt e cilësor për qytetarët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.