
Sot, vendi do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe i thatë, me temperatura minimale nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 32 deri në 38 gradë Celsius.
Era, sipas Insitutit Hidrometerologjik, do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë, ndërsa lokalisht priten edhe përforcime të përkohshme.
Gjatë mesditës dhe pasdites pritet ngarkesë e shtuar termike, ndërsa temperaturat e larta dhe moti i thatë do të rrisin nevojën për ujitje në bujqësi.