
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka dënuar sulmin rus ndaj një qendre tregtare në Kryvyi Rih të Ukrainës, ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën rreth 130 të tjerë.
Në një reagim në X, Kallas e cilësoi sulmin si një terror të planifikuar me qëllim për t’i bërë qytetet ukrainase të pabanueshme.
“Ky është terror i planifikuar. Rusia dëshiron t’i bëjë qytetet ukrainase të pabanueshme”, shkroi Kallas