Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

25 ditë para vendimit në Hagë, sot nis “Ora e Pritjes”

Gazeta10
22 August 2026 - 10:19

Platforma “Liria ka Emër” sot në bulevardin “Nëna Tereza” në kryeqytet do të nisë aktiviteti i quajtur “Ora e Pritjes”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar që 16 shtatori të mbetet në vëmendjen e qytetarëve të Kosovës, në prag të vendimit përfundimtar ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në Prishtinë, gjatë një aktiviteti të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, Hamza tha se afrimi i datës së vendimit nuk duhet të ndikojë në kujtesën për luftën dhe sakrificën e UÇK-së.

Ai theksoi se pritja për vendimin tashmë ka hyrë në fazën e fundit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos e harrojnë rëndësinë e kësaj date.

“Koha po ecën. Pritja tashmë është shkurtuar, por kujtesa jonë nuk shkurtohet”, u shpreh Hamza.

Në kuadër të kësaj nisme, në Prishtinë janë vendosur ekrane që simbolizojnë numërimin mbrapsht deri më 16 shtator, ndërsa të njëjtat pritet të vendosen edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Hamza tha se këto janë më shumë sesa simbole të pritjes, duke i cilësuar si mesazh për familjet e të akuzuarve, për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë dhe për opinionin ndërkombëtar.

Me këtë rast, do të lansohet ekrani gjigant me orën e numërimit së prapthi, 25 ditë para 16 shtatorit, kur pritet vendimi final për krerët e UÇK-së në Hagë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
22 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.