Komuna e Prishtinës po teston sot Sistemin e Alarmit Publik në kryeqytet.
Gjatë testimit, alarmi po lëshohet me zë të njëtrajtshëm dy herë, me kohëzgjatje prej 30 sekondash.
Komuna ka bërë të ditur se bëhet fjalë vetëm për një testim teknik dhe nuk ka lidhje me ndonjë situatë emergjente.