
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se nuk i merr seriozisht diskutimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për gjetjen dhe zgjedhjen e një presidenti konsensual.
Hoxhaj akuzon Kurtin se përmes takimeve për çështjen e presidentit po tenton të blejë kohë për ta dërguar vendin në zgjedhje të reja. Sipas tij, zvarritja e qëllimshme e mosformimit të institucioneve ka përmbysur rendin kushtetues të Kosovës.
Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u takuan më 18 gusht për të diskutuar, sic u tha, për profilin e kandidati që eventualisht mund të zgjedhjet si presidentit konsensual i shtetit.
Këto diskutime për profilin, kriteret dhe kandidatin e mundshëm për president nuk i konsideron më të besueshme deputeti Hoxhaj, pasi, sipas tij, diskutime të ngjashme janë bërë edhe më parë./kp