Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqiptari qëllon për vdekje të dashurën dhe më pas veten në Athinë

Gazeta10
23 August 2026 - 12:12

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në Nea Smyrni të Athinës, ku një burrë shqiptar dyshohet se ka vrarë me armë një 45-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare, dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Dy trupat e pajetë u gjetën në hyrjen e një pallati në rrugën “Grigoriou Kydonion 3”. Sipas të dhënave të deritanishme të autoriteteve greke, burri dyshohet se i kishte zënë pritë 45-vjeçares. Kur ajo mbërriti pranë pallatit, ai e qëlloi disa herë me armë duke e lënë të vdekur dhe më pas qëlloi veten në kokë.

Në pallatin ku ndodhi krimi banon dhe vajza e 45-vjeçares. Nga informacionet e deritanishme nuk rezulton që viktima dhe autori të kenë qenë të martuar. Ata kanë qenë të lidhur dhe dyshohet për një konflikt xhelozie mes çiftit. Të dy kanë debatuar para pallatit, para se shqiptari të ndërmerrte aktin e rëndë.

45-vjeçarja u gjet me plagë nga arma e zjarrit në trup dhe në fytyrë, ndërsa burri kishte një plagë në kokë. Pranë trupit të tij policia gjeti armën, duke përforcuar dyshimet se pas vrasjes së gruas ai kreu vetëvrasje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.