Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Java e fundit e gushtit me temperatura deri në 36 gradë

Gazeta10
23 August 2026 - 15:52

Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot të qëndrueshëm, intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat do të jenë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë të vitit, sidomos gjatë ditëve, kur në disa zona pritet të jetë deri në 35–36 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Të hënën, parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34 gradë.

Të martën moti parashihet kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 30 deri në 35 gradë. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi nga një deri në katër metra në sekondë.
Të mërkurën parashihet mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 33 gradë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34 gradë.

Të premten parashihet mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 36 gradë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.