Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ne do të kërkojmë drejtësi”, familjari i Jetlira Foniqit pas dyshimeve për vrasjen e saj

Gazeta10
24 August 2026 - 13:33

Flamur Foniqi, djali i axhës së Jetlira Foniqit, 25-vjeçares që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, ka rrëfyer për Kanal 10 momentet e rënda pas marrjes së lajmit për vdekjen e familjare së tij.

Foniqi ka treguar se familja është njoftuar për rastin nga babai i Jetlirës, i cili në atë kohë ndodhej në Slloveni. Ai tha se lajmi i ka tronditur të gjithë familjarët, ndërsa theksoi se nuk kanë pasur dijeni për ndonjë konflikt të mëparshëm mes çiftit.

“Babai i së ndjerës ka qenë duke jetuar në Slloveni, ndërsa Jetlira ka qenë e martuar. Ne si familje, por edhe familja më e ngushtë, nuk kemi qenë në dijeni për ndonjë konflikt ose zënkë të mëparshme”, deklaroi Foniqi.

Sipas tij, familja aktualisht është duke pritur më shumë informacione për rrethanat e rastit, por dyshimet e tyre janë se 25-vjeçarja mund të jetë privuar nga jeta.

“Deri tash jemi me konstatime dhe lajmet e mëngjesit, dhe ne besojmë që fatkeqësisht është vrarë”, tha ai.

Familjari i Jetlirës theksoi se familja do të kërkojë që rasti të zbardhet plotësisht dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

“Ne do të kërkojmë drejtësi pa fund”, u shpreh Foniqi.

Rasti është nën hetim nga autoritetet, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësinë eventuale të personave të përfshirë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.