Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gati 2 milionë të huaj hynë në Shqipëri vetëm në korrik, shumica nga Evropa Jugore

Gazeta10
25 August 2026 - 13:43

Afro dy milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri vetëm gjatë korrikut 2026, ndërsa pjesa dërrmuese kanë ardhur për pushime, vizita te të afërmit dhe qëllime të tjera personale.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), gjatë muajit të kaluar janë regjistruar 1 milion e 955 mijë e 99 hyrje të shtetasve të huaj. Krahasuar me korrikun e vitit 2025, kur shifra ishte 1 milion e 825 mijë e 490, rritja arrin në 7,1 për qind.

Fluksi më i madh ka ardhur nga Evropa, me 1 milion e 833 mijë e 396 hyrje. Brenda këtij kontinenti dominon dukshëm Evropa Jugore, prej nga janë regjistruar 1 milion e 178 mijë e 557 mbërritje. Kjo zonë përbën rreth 64 për qind të totalit evropian, thuhet nw njoftimin e INSTAT.

Në vendin e dytë renditet Evropa Qendrore dhe Lindore me 231 mijë e 450 hyrje, pasuar nga ajo Perëndimore me 224 mijë e 975. Nga shtetet e Evropës Veriore janë evidentuar 132 mijë e 728, kurse rajoni i klasifikuar nga INSTAT si Evropa Lindore/Mesdheu kishte 65 mijë e 686.

Lexo po ashtuNis projekti i Parkut Industrial në Podujevë, në ceremoni Kurti, Kusari-LilaJashtë kontinentit evropian, numri më i lartë vjen nga Amerika, me 67 mijë e 928 hyrje gjatë korrikut. Azia Lindore dhe Paqësori regjistruan 16 mijë e 723, Afrika 9 mijë e 41, Lindja e Mesme 8 mijë e 533, ndërsa Azia e Jugut 6 mijë e 487.

Pothuajse të gjithë të huajt kanë ardhur për qëllime personale. Kjo kategori përbën 99 për qind të hyrjeve dhe ka shënuar rritje prej 7,3 për qind kundrejt korrikut të vitit të kaluar. Në të përfshihen pushimet, vizitat te të afërmit, trajtimet shëndetësore, qëllimet fetare dhe tranziti.
Ndryshe nga udhëtimet personale, hyrjet për biznes dhe aktivitete profesionale kanë rënë me 8,9 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Fluksi mbetet i lartë edhe nëse merret parasysh periudha më e gjatë. Nga janari deri në fund të korrikut 2026, Shqipëria regjistroi mbi 7 milionë hyrje të shtetasve të huaj, 6,5 për qind më shumë se në shtatë muajt e parë të vitit të kaluar.

Të dhënat e INSTAT-it matin hyrjet dhe jo numrin e individëve unikë. Kjo do të thotë se një person që hyn disa herë në Shqipëri regjistrohet si hyrje e re në secilin kalim kufitar.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.