Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla pret shefin e ri të EULEX’it Lopes – E falënderon për ndihmën gjatë gërmimeve në Zubin Potok

Gazeta10
25 August 2026 - 14:30

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX’it, Antero Lopes.

Në njoftim bëhet e ditur se, Sveçla ka falënderuar EULEX’in për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me institucionet e  Kosovës.

‘’ Gjithashtu, Ministri Sveçla shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e dhënë nga EULEX gjatë gërmimeve të zhvilluara në varrezat masive në Zubin Potok’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti sot në një takim njoftues shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), z. Antero Lopes, të cilin e uroi për detyrën e re.

Me këtë rast, ministri Sveçla falënderoi EULEX-in për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Ministri Sveçla shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e dhënë nga EULEX gjatë gërmimeve të zhvilluara në varrezat masive në Zubin Potok.

Gjatë takimit, ministri Sveçla dhe z. Lopes diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe partnerëve të tjerë.

Ministri Sveçla ritheksoi përkushtimin për fuqizimin e  sundimit të ligjit dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.