Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

OVL-UÇK përjashton Skënder Llugiqin pas deklaratave kundër Ramush Haradinajt

Gazeta10
25 August 2026 - 14:36

Kryesia e OVL UÇK-së, gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim për përjashtimin e anëtarit të kësaj organizate, Skënder Llugiqi.

Sipas njoftimit të organizatës, përjashtimi i tij vjen për shkak të deklaratave të tij publike kundër ish-gjeneralit Ramush Haradinaj, të cilat, sipas vlerësimit të Kryesisë, përbëjnë shkelje të Statutit të OVL-UÇK-së.

“Sot Kryesia ka marrë vendim, bazuar në Statutin e OVL-UÇK-së, për përjashtimin e anëtarit të kësaj organizate, Skënder Llugiqi. Ky vendim është marrë për shkak të deklaratave të tij publike kundër gjeneralit Ramush Haradinaj, të cilat, sipas vlerësimit të Kryesisë, përbëjnë shkelje të Statutit të OVL-UÇK-së”, thuhet në njoftimin e organizatës.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.