Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova dhe Maqedonia e Veriut më afër njëra-tjetrës, vihet gurthemeli i autostradës Shkup–Bllacë

Gazeta10
26 August 2026 - 12:37

Sot në Shkup është zhvilluar ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.

Në ceremoni po marrin pjesë dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Projekti i autostradës Shkup–Bllacë konsiderohet i rëndësishëm për përmirësimin e lidhjes infrastrukturore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave.

Autostrada pritet të ndikojë në përmirësimin e lidhjes rrugore Shkup–Prishtinë dhe në forcimin e komunikimit ekonomik e rajonal.

Pamjet e mëposhtme nga ceremonia e gurthemelit të autostradës i sjell gazetari i Kanal 10, Zeqir Hasani /GAZETA10

 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.