
Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti ka njoftuar për vendosjen e gurthemeli të autostradës Shkup–Bllacë, duke e konsideruar një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për vendin dhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“Bashkë me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zv. Kryeministrin e parë Bekim Sali, bashkëkryetarin e VLEN-it, Bilall Kasami, zv.ministren Kaltrina Zekolli, dhe kolegë hodhëm hapin vendimtar për një rrugë që për ne ka shumë më tepër kuptim se kilometra asfalt.”, ka shkruar ai.
Sipas tij, kjo është rruga që lidh Shkupin me Prishtinën. Dy kryeqendra, dy ekonomi, mijëra familje, biznese e njerëz që çdo ditë lëvizin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Sot nuk flasim për atë që do të bëhet. Sot e nisëm! Dhe ky është ndryshimi që qytetarët duhet ta shohin dhe ta ndjejnë, me projekte të mëdha që nisen, investime që marrin formë dhe një përfaqësim politik që fuqinë e vet e shndërron në rezultate e punë?, theksoi ai mes tjerash. /GAZETA10