
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që po zhvillohen në Itali.
Sadiku triumfoi në finalen e kategorisë së saj ndaj Kristina Kuluhovan, e cila garoi për Serbinë, duke siguruar kështu medaljen e artë.
Ky është një sukses i rëndësishëm për boksieren kosovare, ekipin përfaqësues të Kosovës në Taranto, si dhe për boksin dhe sportin kosovar në përgjithësi.