
Një rast i keqpërdorimit të ujit të pijshëm është evidentuar në qendër të Drenasit.
Sipas njoftimit të publikuar nga KRU “Prishtina”, inspektorët e kompanisë kanë hasur sot në një kyçje ilegale, e cila përdorej për ujitjen e hapësirave të gjelbra, bahçes dhe misrit.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se konsumatori është shkyçur nga shërbimi për shkak të këtij keqpërdorimi, ndërsa rasti do të procedohet në gjykatë.