
Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke vazhduar me paraqitje të mirë rrugëtimin e saj në Itali.
Loxha ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në raundin e dytë u përball me përfaqësuesen e Italisë, Michela Terranova. Xhudistja e Kosovës arriti ta fitojë duelin me Yuko, duke siguruar kështu kalimin në mesin e katër më të mirave.
Në gjysmëfinalen e kategorisë -57 kilogramë, Loxhën e pret një tjetër sfidë e fortë, ku do të përballet me xhudisten kroate Ana Viktorija Puljiz. Fitorja në këtë duel do ta dërgonte përfaqësuesen e Kosovës në finalen e madhe.
Kosova po merr pjesë në “Taranto 2026” me delegacionin më të madh në historinë e saj në Lojërat Mesdhetare, me 163 sportistë në 21 sporte. /Telegrafi/