
Komentatori politik Mentor Shala ka deklaruar se shërbimi inteligjent serb, BIA, ka tentuar të infiltrojë agjentë të saj në Radio Televizionin Shqiptar 2 (RTSH 2).
“BIA serbe ka tentuar me infiltruar agjentët të vet në RTSH 2 kur është shpallë konkursi. Nga 100 veta, 50 i kanë marrë serb”, tha Shala.
Ai ka përmendur edhe raste të mëhershme, duke thënë se për një grup të madh të personave serbë në institucionet e Kosovës është raportuar edhe më herët.
“Kemi pasur edhe lajm kur kanë qenë grup i madh i tyre në institucionet e Kosovës. Këta serbë nuk ishin të lidhur vetëm me Serbinë, por edhe me Rusinë”, deklaroi Shala.