
Xhudistja kosovare Laura Fazliu është kualifikuar në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Fazliu triumfoi në gjysmëfinale ndaj francezes Doria Boursas, pasi më herët në çerekfinale kishte mposhtur turken Ozlem Yildiz.
Me këtë sukses, Fazliu ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë dhe tani do të luftojë për medaljen e artë të Kosovës në “Taranto 2026