
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës, pas takimit të sotëm mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.
Palët janë dakorduar që kandidati për President të jetë Bekim Sejdiu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Marrëveshja është arritur pas takimit të Kurtit dhe Abdixhikut në Kuvendin e Kosovës, ku temë kryesore ishte gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e Presidentit dhe tejkalimi i ngërçit politik.
Dakordimi për kandidatin pritet t’i hapë rrugë procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri në Kuvendin e Kosovës./Gazeta10