
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për President të Republikës, ku u propozua ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu.
Në profilin e saj zyrtarë, Haxhiu tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.
“E mirëpres marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për President të Republikës. Dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve. Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës”, shkroi Haxhiu.
Të hënën dy partitë kanë arritur marrëveshje për të dalë nga ngërçi politik, duke zgjedhur kandidat për president të Kosovës Bekim Sejdiun.
Pas zgjedhjeve të 9 qershorit dhe certifikimit të rezultateve deri më tani janë mbajtur takime të shumta për të evituar zgjedhjet e reja.