Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjini pret ambasadorin gjerman, në fokus zhvillimet politike në Kosovë

Gazeta10
31 August 2026 - 18:28

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Gjini ka bërë të ditur se takimi ishte në kuadër të një bisede miqësore, ku temë e diskutimit ishin zhvillimet politike në vend

Përmes një postimi, Gjini ka shprehur mirënjohje për ambasadorin Rudolph për angazhimin e tij personal, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.

“Me Ambasadorin Rudolph biseduam për zhvillimet politike në vend, ndërsa e falënderova për angazhimin e tij personal dhe të Gjermanisë ndaj Kosovës, si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm dhe mbështetësit e vazhdueshëm të zhvillimit të vendit tonë”, ka shkruar Gjini.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.