Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

E rëndë: Vdes një person pas aksidentit në Istog

Gazeta10
01 September 2026 - 8:16

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Cërrcë të Istogut.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se rasti është raportuar rreth orës 00:02, ku në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Njëri prej të lënduarve, sipas ekipit mjekësor, ka arritur në spital pa shenja jete.

Ndërkohë, pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, njëri prej të lënduarve, për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të DRP-së në Pejë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.