Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të shtëna me armë në Holandë, një i vdekur dhe dy policë të plagosur

Gazeta10
01 September 2026 - 13:14

Një person ka humbur jetën dhe dy efektivë policie janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri gjatë natës në fshatin Overasselt, në provincën holandeze të Gelderlandit.

Policia u thirr rreth orës 04:20 të mëngjesit, pas raportimeve për të shtëna me armë në rrugën Ewijkseweg.

Kur mbërritën në vendngjarje, efektivët gjetën një person të pajetë, ndërsa dy prej tyre u plagosën gjatë incidentit. Ata u dërguan në spital dhe, sipas autoriteteve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka kryer disa arrestime gjatë natës, ndërsa njësite speciale të DSI-së vazhduan kërkimet në zonë edhe gjatë mëngjesit.

Gjatë operacionit u dëgjuan edhe të shtëna paralajmëruese, ndërsa disa rrugë u mbyllën për sigurinë e banorëve.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimës, shkakun e vdekjes apo numrin e saktë të personave të arrestuar.

Kryetari i komunës, Joerie Minses, e dënoi ashpër ngjarjen, duke e cilësuar dhunën “krejtësisht të papranueshme” dhe “përtej çdo kufiri”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur se çfarë ndodhi dhe motivin e sulmit.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.