
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe krizën institucionale.
Sipas njoftimit të PDK-së, në takim është diskutuar për nevojën e konstituimit sa më të shpejtë të Kuvendit, respektimin e rendit kushtetues dhe sundimin e ligjit, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës.
Hamza ka theksuar se funksionimi i shtetit dhe respektimi i Kushtetutës nuk mund të varen nga vullneti politik i një partie apo individi, por janë, sipas tij, detyrim institucional dhe bazë e demokracisë.