
Berat Rukiqi nga LDK ka deklaruar se kandidatura e Bekim Sejdiut ka marrë uninamitet të plotë nga Kryesia e kësaj partie.
Ai komentet i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.
“S’ka asnjë qëndrim kundër, përkundër ka vetëm lavadata për integritetin personal e profesional të Bekim Sejdiut”, deklaroi Rukiqi.
Kryesia e LDK-së u mblodh sot pas ujdisë së kësaj partie me Vetëvendosjen që Bekim Sejdiu të jetë President i ardhshëm.
E pas Kryesisë, Lumir Abdixhiku do të mbledh edhe Grupin Parlamentar të LDK-së.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10