
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, nëse merr edhe përkrahjen e grupit parlamentar.
“ Vota ime në parim do të jetë për, nëse dakordohet grupi parlamentar, pasi nuk kam ndonjë arsye të kundërshtoj. Kjo do të jetë vota ime nëse do të gjejmë konsensus si grup parlamentar, ka deklaruar Kica-Xhelili.
Ajo ka theksuar kështu qëndrimin e saj personal, por ka lënë të kuptohet se vendimi përfundimtar do të lidhet edhe me qëndrimin e grupit parlamentar.