Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kaq munda”, Abdixhiku: Me 12 deputetë do të jem në sallë kur votohet Presidenti

Gazeta10
01 September 2026 - 18:31

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur për përçarjet brenda grupit parlamentar të partisë dhe për qëndrimin e deputetëve ndaj vendimeve të organeve të LDK-së.

Sipas tij, nga 18 deputetët e LDK-së, 12 vota janë në dispozicion për të mbështetur qëndrimin e partisë, ndërsa gjashtë deputetë kanë dalë kundër vendimeve të Kryesisë dhe të LDK-së lidhur me kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

“Kërkoj falje për popullin e Kosovës, kaq munda, nuk munda me tepër, jo me këtë grup parlamentar, me këtë ndarje, me këtë përçarje. U mundova të jap një njeri të dinjitetshëm, kundrejt një partie që kishte synime absolute”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.