
Në një lidhje direkte për emisionin “Gazeta”, kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, tha se Qeveria nuk është përgjegjëse për problemet financiare që komunat po përballen si pasojë e kontratës kolektive.
Thaçi theksoi se komunat kanë marrë përsipër obligime financiare dhe se disa prej tyre janë futur në borxhe për të përmbushur këto detyrime.
“Ne shumë mirë e dimë që vetëm kjo qeveri s’ka faj për kontratën kolektive. Kryetarët e komunave kanë hyrë në borxhe, në veçanti ata që e kanë përsëritur mandatin”, tha Thaçi.