Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ranglista e UEFA-së për klube, Kosova shënon ngritje

Gazeta10
05 November 2022 - 11:57

Futbolli i Kosovës po vazhdon të ngjitet në ranglistën e UEFA-s për ligat më të mira në Evropë.

Liga kryesore e vendit tonë duhet t’i falënderohet Ballkanit për këtë ngjitje të vazhdueshme, pasi ecuria e tyre në Ligën e Konferencës ka sjell rezultate pozitive në të gjitha aspektet.

“UEFA Calculator” ka sjell renditjet e fundit të të gjitha ligave, derisa Albi Mall Superliga e Kosovës renditet si e 33-ta në Evropë.

Fillimisht, futbolli ynë ishte në vendin e 36-të, më pas në të 34-in, duke u ngjitur më pas për një pozitë më lartë, shkruan Telegrafi.

Ballkani ia doli të shkonte deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe sipas UEFA-s është klubi më i mirë në vendin tonë.

Vlen të cekte se Shqipëria po vazhdon të ketë rënie në renditjen e UEFA-s, pasi aktualisht pozicionohet në vendin e 49-të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.