Gazeta10

Reshje të dendura shiu priten ditëve të ardhshme në Kosovë

“Prishtina Weather” ka njoftuar se moti ditëve të ardhshme do të jetë me reshje të dendura, raporton Gazeta10.

Ideksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14C deri në 17C ndërsa maksimalet nga 25C deri në 26C e të cilat deri në fundjavë do të zbresin deri në 20C e 22C.

“Prishtina Weather” ka dhënë informacione edhe për erërat dhe shtypjen atmosferike.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Ulje e temperaturave dhe të reshura shiu ditëve të ardhshme. Në fundjavë priten reshje më të dendura shiu, lokalisht mundësi për përmbytje.

10.08.2022 – Përgjatë pjesës së dytë të javës, mbeten ende parashikimet për një mot më jostabil, ku nga dita e premte edhe priten më shumë gjasa për të reshura shiu. Së pari si rrebeshe me bubullima, e përgjatë fundjavës reshje paksa më të vazhdueshme shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohet mundësia që lokalisht mund të vije deri tek përmbytjet.

Edhe ditën e hënë mbetet mot jostabil, me mundësi për rrebeshe e bubullima orëve të pasdites. Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme në fundjavë.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira. Nën kushte të motit me më shumë vransira dhe më të freskët, edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të jenë më shumë në vlera të pranueshme.

Niveli i rrezikut nga rrezet ultravjollce, do të jetë mesatarë. Në këto raste vlejnë rekomandime që të kërkojmë më shumë hije orëve të mesditës. Vetëm në raste kur rreziku është i lartë, si ditën e premte, atëherë duhet kufizuar aktivitetet në ambiente të jashtme orëve të mesditës.

11.08 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe shiu.

12.08 – Ngrohtë, kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima

13.08 – Më freskët, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me shi. Paradite reshjet shoqërohen edhe me bubullima. Reshjet vende-vende vazhdojnë edhe gjatë natës.

14.08 – Freskët, kryesisht vranët, me të reshura shiu që vazhdojnë që nga orët e mëngjesit.

15.08 – Pjesërisht vranët e më ngrohtë. Pasdite mundësi për rrebeshe e bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 14C e 17C, e maksimalet nga 25C e 26C, zbresin deri në 20C e 22C në fundjavë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike shënon një rritje të lehtë mbi normale dhe luhatet në këto vlera”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10

NË FOKUS

Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
636e71b2-c97a-4fa6-9174-2f3caa828b7a
“Krejt robt ti q***a”- Presidenti i klubit Phoenix kërcënon dhe fyen redaktorin e sportit në Kanal 10, reagon AGK-ja
polici
Dy personat e vdekur në aksident janë nga kjo komunë
gllogjann
Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë
LAJMI-I-FUNDIT (1)
E tmershme| Një burrë torturon dy femra në një vendparkim në Prishtinë (VIDEO)