Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deda ‘godet’ deputetët e LDK-së: Duhej të tregonin që janë kundër VV-së, s’ishin ba shkaktarë për zgjedhjet e reja

Gazeta10
02 September 2026 - 10:12

Ish-deputeti dhe analisti, Ilir Deda ka deklaruar se gjashtë deputetët e LDK-së është dashur që në fillim të negociatave të partisë së tyre me LVV-në të tregonin publikisht që nuk do ta përkrahin asnjë marrëveshje të dy partive.

“Mund të sqaronin edhe që janë të vendosur që Kosova të mbajë edhe një palë zgjedhje parlamentare, pasi që janë kundërshtarë konsistent të pushtetit të tanishëm.

Do të duhej të bënin arsyetim të gjatë pse zgjedhjet e reja nuk do t’i konvenonin bash LVV-së dhe se nuk do të dëmtonin bash LDK-në.

Si institucionalistë që janë, do t’i vinin në dispozicion nënshkrimet e tyre për kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese ndaj shkeljes së afatit kushtetues për konstituimin e kuvendit.

Ndërsa tre deputetë nga ky grup do të duhej të arsyetonin një fakt- pse vendimet e kryesisë së partisë se tyre në vitin 2016 ishin obligative për ta, ndërsa nuk janë obligative vendimet e kryesisë në vitin 2026.

Dhe kështu pra do ta hiqnin nga vetja barrën e madhe që e morën, si shkaktarët kryesorë të shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.