Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në Shqipëri, një person i vdekur dhe dy të lënduar

Gazeta10
02 September 2026 - 10:47

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Krujë–Rinas, pranë Urës së Gjolës, në zonën e Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Për pasojë, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, shkruan vizionplus.tv.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Tiranës, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.