Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksioni para Inspektoratit: Prej vitit 2021 deri në 2026 vdiqën 99 punëtorë në vendin e punës

Gazeta10
02 September 2026 - 11:33

Instituti për Aksion Afirmativ ka organizuar një aksion përpara Inspektoratit Qendror të Punës si shprehje e paknaqësisë së tyre për vdekjet e shumta të punëtorëv që po ndodhin në vendet e punës.

Lidhur me këtë aksion simbolik, ka folur Lisjan Perolli i cili ka theksuar se janë para Inspektoratit të Punës i cili tregon më së miri se si ky pushtet e kjo Qeveria e ka trajtuar punëtorin gjatë këtyre viteve.

“Jeta e punëtorëve nuk qenë asnjëherë synim i tyre dhe nuk është marrë asnjëherë asnjë hap i rëndësishëm që e ka trajtuar këtë çështje”, tha ai duke shtuar se pikërisht dje një punëtor 27 vjeçar e ka humbur jetën në vendin e punës në Zubin Potok.

Sipas tij prej vitit 2021 deri në vitin 2026 e kanë humbur jetën në vendin e punës 99 punëtor.

Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.