Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zhvillimet në Kosovë, Vuçiq takim me dyer të mbyllura me Dodik, Daçiq dhe kreun e Kishës Ortodokse

Gazeta10
05 November 2022 - 14:36

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po zhvillon një takim me dyer të mbyllura, lidhur me situatën e krijuar në Kosovë, raporton Gazeta10.

Në këtë takim po marrin pjesë presidenti i zgjedhur i RS-së, Millorad Dodik, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq si dhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe Porfiri.

“Në ndërtesën e Patriarkanës po zhvillohet takimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Porfiri, për situatën në Kosovë dhe Metohi”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

“Në takimin me dyer të mbyllura marrin pjesë edhe presidenti i zgjedhur i RS-së Milorad Dodik, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, anëtarë të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe”.

Sot pasdite Lista Serbe ka njoftuar se është tërhequr nga institucionet e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.