
Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:20 në rrugën “Rrustem Berisha” në Gjakovë.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku ka njoftuar se vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.
Elezaj ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.
“Sot, rreth orës 12:20, në rrugën “Rrustem Berisha” në Gjakovë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, i lindur në vitin 1977. Vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet e nevojshme policore dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko‑ligjor”, ka thënë Elezaj./Gazeta10