Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Refuzimi i Kurtit ndaj SHBA-ve dhe vendeve mike për shtyrjen e afatit, nxiti serbët në veri

Gazeta10
05 Nëntor 2022 - 15:11

Kryeministri i Kosovës, Albin  Kurti duket se ka refuzuar edhe njëherë kërkesën e miqve ndërkombëtarë të Kosovës për ta shtyrë afatin e konvertimit të targave në RKS.

Gazeta 10 merr vesh nga burime të besueshme ndërkombëtare se një “delegacion i vendeve të QUINT-it i përbërë nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia kanë qëndruar nga mëngjesi i ditës së sotme në zyrën e Kurtit me një kërkesë të thjeshtë”.

Sipas këtyre burimeve, kërkesa kishte të bënte me shtyrjen e afatit të konvertimit të tabelave veturave të serbëve për dhjetë (10) muaj në mënyrë që të shmangej bojkoti i serbëve ndaj institucioneve të Kosovës.

Duket që refuzimi i Kurtit ndaj kërkesës amerikane dhe miqve tjerë, ka nxitë serbët drejt vendimit për tu larguar nga institucionet duke provokuar kështu një përshkallëzim të situatës në veri të vendit./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.