
Në faqen e tyre zyrtare klubi nga Suhareka ka njoftuar befasisht një ardhje të re tek portokallinjët, bëhet fjalë për sulmuesin Van Dave Harmon.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sulmuesi 𝗩𝗮𝗻 𝗗𝗮𝘃𝗲 𝗛𝗮𝗿𝗺𝗼𝗻 është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë. Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë”.
Sulmuesi më parë kishte luajtur edhe tek dy klubet tjera nga Kosova: Ferronikeli dhe Trepça ’89.