Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Krismat tronditin Shkodrën – vritet një 24-vjeçar dhe plagoset babai i tij, arrestohet i dyshuari

Gazeta10
08 September 2026 - 8:04

Një konflikt i orëve të para të mëngjesit është kthyer në një ngjarje tragjike në Shkodër, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Qamil Lulit, 63 vjeç, dhe djalit të tij, Ylber Luli, 24 vjeç.

Të dy të plagosurit u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por 24-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Gjatë përplasjes, edhe 25-vjeçari Vulaj ka mbetur i plagosur me thikë.

Ai është kapur dhe shoqëruar nga shërbimet e Policisë, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar pistoleta që dyshohet se është përdorur në krim.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të zbardhur dinamikën e plotë të konfliktit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. /euronews.al

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
08 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.