Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Medaljet nga Taranto dhe synimi Prishtina 2030, Kurti: Mbi këtë rezultat, ta forcojmë gjithë sportin

Gazeta10
08 September 2026 - 8:31

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar suksesin e radhës të ekipit kosovar të xhudos, duke theksuar se rezultatet e arritura janë dëshmi e punës, disiplinës dhe profesionalizmit ndër vite.

Kurti ka bërë të ditur se së bashku me trajnerin e xhudos, Driton Kuka dhe ekipin e xhudos ka diskutuar për sukseset e fundit, por edhe për përgatitjet dhe synimet e sportit kosovar në katër vitet e ardhshme, deri në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

“Laura Fazliu u kthye me medalje të argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj me medalje të bronzta. Pas secilës prej tyre qëndrojnë vite pune, disipline dhe një sistem që ka dëshmuar se rezultatet e mëdha nuk vijnë rastësisht”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, në takim janë diskutuar edhe rezultatet dhe analizat e para nga Lojërat Mesdhetare në Taranto, si dhe hapat që duhet të ndërmerren në periudhën deri në vitin 2030.

“Xhudoja na ka treguar se çfarë mund të arrijë Kosova kur talenti shoqërohet me punë afatgjatë, profesionalizëm dhe standarde të larta. Tash synimi është që këtë kulturë të rezultatit ta forcojmë edhe më shumë në gjithë sportin kosovar”, është shprehur Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.