Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbyllet restoranti te Liqeni i Radoniqit në Gjakovë, Pacolli: Iu dha fund veprimtarisë së kundërligjshme

Gazeta10
08 September 2026 - 18:18

Fitore Pacolli, ministre në detyrë  e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka bërë të ditur se inspektorati i Mjedisit, Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë.

Pacolli ka thënë se kësisoj, i është dhënë fund veprimtarisë së ‘’kundërligjshme’’ të këtij restoranti në zonë e mbrojtur te Liqeni i Radoniqit.

Postimi:

Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë duke i dhënë fund veprimtarisë së tij të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

Si Ministri, do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura të Kosovës.

Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.