Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rezultatet në PISA, OEK: Alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës

Gazeta10
08 September 2026 - 18:25

Oda Ekonomike e Kosovës i ka parë me shqetësim rezultatet e testit PISA për vitin 2025, të cilat janë bërë publike sot.

Sipas OEK-ut, këto rezultate tregojnë për probleme serioze në nivelin e njohurive dhe aftësive bazë të nxënësve në Kosovë.

Për OEK-un, kjo nuk është vetëm çështje e arsimit.

“Cilësia e arsimit përcakton drejtpërdrejt cilësinë e fuqisë punëtore, produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe aftësinë e Kosovës për të tërhequr investime. Rezultatet e PISA-s duhet të shërbejnë si alarm për veprim konkret. Nevojitet bashkëpunim më i strukturuar ndërmjet institucioneve arsimore, Qeverisë dhe sektorit privat, me fokus në përmirësimin e aftësive bazë dhe lidhjen e arsimit me tregun e punës.”, thuhet në reagim.

Sipas komunikatës, OEK tashmë ka kontribuar në zhvillimin e arsimit dual dhe është e gatshme të mobilizojë bizneset për të ofruar më shumë mundësi për praktikë profesionale, mentorim dhe mësim në vendin e punës.

“Kosova nuk mund të ndërtojë një ekonomi konkurruese të së ardhmes pa një sistem arsimor që përgatit të rinj me njohuri, aftësi praktike dhe kapacitet për t’iu përshtatur ndryshimeve në tregun e punës.”, thuhet në komunikatë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.