Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Popovci: 54% e nxënësve munguan një ditë të plotë nga shkolla para PISA-s

Gazeta10
08 September 2026 - 18:44

Eksperti i arsimit, Dukagjin Popovci, ka ngritur shqetësime edhe për klimën në shkollat e Kosovës, duke u fokusuar veçanërisht në klimën disiplinore dhe ndikimin e saj në procesin mësimor.

Duke folur në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Popovci tha se të dhënat nga pyetësorët e PISA-s tregojnë se në shkollat e Kosovës ekzistojnë probleme që ndikojnë në zhvillimin normal të orëve mësimore.

“Një gjë që e kam vërejtur tek pyetësorët është se kemi një problem me klimën në shkollë, në radhë të parë me klimën disiplinore”, tha Popovci.

Sipas tij, 24 për qind e nxënësve deklarojnë se nuk mund të punojnë si duhet gjatë orëve të shkencës, ndërsa 35 për qind thonë se gjatë orës së mësimit shokët dhe shoqet e klasës nuk e dëgjojnë mësimdhënësin.

Një tjetër shqetësim, sipas Popovcit, është mungesa e nxënësve nga shkolla.

“54 për qind e tyre deklarojnë se në dy javët para testimit kanë munguar nga shkolla për një ditë të plotë, që është një përqindje e lartë”, tha ai.

Popovci theksoi se përveç faktorëve që evidentohen përmes përgjigjeve të nxënësve, ekzistojnë edhe probleme të tjera brenda sistemit arsimor.

Ai përmendi zhvillimin profesional të mësimdhënësve, i cili, sipas tij, vazhdon të jetë mjaft i fragmentuar.

“Ne i dimë edhe disa faktorë të cilët nuk shihen nga nxënësit. Për shembull, te ne zhvillimi profesional i mësimdhënësve vazhdon të jetë mjaft i fragmentuar”, u shpreh Popovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.