
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka lënë të hapura disa pikëpyetje për të ardhmen e tij politike, duke thënë se ka pritur momentin e duhur dhe se një ditë, sipas tij, gjithçka do të bëhet e qartë.
Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haziri ka thënë se nuk ka nxituar për të marrë një rol të caktuar, pasi ka konsideruar se dikush tjetër para tij e meritonte atë mundësi.
“Unë e kam pritë, e kam pritë kohën time. Do të vijë një kohë kur krejt kanë me u zbardhë”, ka deklaruar Haziri.
Ai ka shtuar se edhe më herët ka qenë i qartë në qëndrimin e tij, duke theksuar se në një fazë të caktuar një person tjetër e meritonte të ecte përpara.
“Unë kam thënë që dikush para meje e meriton dhe duhet ai me shku në këtë fazë”, është shprehur Haziri./Gazeta10