
Analisti politik Burim Korqa ka deklaruar në emisionin “Adresa” në Kanal 10 se përgjegjësinë kryesore për situatën rreth zgjedhjes së presidentit e sheh te kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Sipas Korqes, Abdixhiku ka zhvilluar takime dhe ka bërë marrëveshje politike me kryeministrin Albin Kurti, pa arritur paraprakisht një dakordim me deputetët e partisë së tij.
“Shkaktari kryesor i zgjedhjes për president e ka emrin Lumir Abdixhiku”, ka deklaruar Korqa.
Ai ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të grupit parlamentar të LDK-së, duke thënë se Abdixhiku, si kryetar i partisë, është dashur fillimisht të sigurojë pajtimin e 18 deputetëve të tij përpara se të hynte në marrëveshje politike.
“Si kryetar i partisë, u dasht me menaxhu 18 deputetët e vet në një marrëveshje, e jo me shku në takim me ba marrëveshje me Kurtin e s’ka ba marrëveshje me deputetët e vet”, është shprehur analisti politik./Gazeta10