Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Marrëveshjet mes VV-së e LDK-së për president, Shala: Edhe Bekim Sejdiu edhe Feride Rushiti janë keqpërdorur, nuk e merituan

Gazeta10
09 September 2026 - 19:06

Avokati Hasan Shala ka komentuar edhe fillimin e dialogut mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, duke e cilësuar si një çështje me interes të veçantë për zhvillimet brenda LDK-së.

Shala ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në këto takime është paraqitur pa një konsensus të plotë partiak, duke ngritur pikëpyetje nëse ai kishte konsultuar më herët grupin e figurave që, sipas tij, përbëjnë “boshtin” e LDK-së.

“Çështja e fillimit të dialogut mes VV-së dhe LDK-së është shumë interesante, sepse kryetari i LDK-së më duket se i ka pasur me vete Osmanin dikur edhe Hazirin. U la një grup që janë boshti i LDK-së, andaj Lumir Abdixhiku shkoi pa konsensusin partiak. Ose e ka ditur, ose ka bërë një gabim”, tha Shala.

Sipas tij, Abdixhiku është dashur të konsultohet fillimisht me grupin e ndarë dhe më pas të shkonte së bashku me ta në konsultime.

“Po mendoj që ka bërë një gabim, sepse është dashur të konsultohet me grupin e ndarë, ta bashkojë dhe të shkojë me ta në konsultime”, u shpreh ai.

Shala ka kritikuar edhe përfshirjen  Bekim Sejdiu dhe Feride Rushiti, duke thënë se, sipas tij, ata nuk e kanë merituar të trajtohen në këtë mënyrë.

“Edhe Bekim Sejdiu edhe ajo e Feride Rushiti, mendoj se janë të keqpërdorur. Nuk e kanë merituar me u keqpërdor”, deklaroi Shala.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.