Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zhvillimet në veri, KFOR-i thotë se është i gatshëm të ndërhyjë në Kosovë nëse duhet

Gazeta10
05 Nëntor 2022 - 20:52

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se KFOR-i do të ndërhyjë në Kosovë nëse rrezikohet stabiliteti, raporton Gazeta10.

Ai këtë deklaratë e ka bërë pas një bisede telefonike që ka pasur për zhvillimet e fundit me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Geoana ka thënë se të dyja shtetet duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin e situatës.

“Fola me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. NATO_KFOR mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, ka shkruar Geoana në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.